Lajme

Me çka lidhen përmbytjet në Gjermani e Kinë?

Qeveritë e vendeve në mbarë botën do të duhen të parashikojnë mot edhe më ekstrem për shkak të ndryshimeve klimatike, sipas një eksperti nga Hong-Kongu.

“Përmbytjet në Gjermani dhe Henan dhe shirat e rrëmbyer në të dy këto shtete, sigurisht që kanë lidhje me ngrohjen globale”, thotë profesor Johnny Chan, ekspert në shkenca atmosferike në Universitetin e Hong-Kongut.

“Qeveritë medoemos duhet të konsiderojnë ngrohjen globale dhe pasojat e saj, për shembull, sa u përket përmbytjeve, që të sigurohen se vendet do të mund të përshtaten me këto lloj ndryshimesh në kësi ngjarjesh moti ekstreme”, shtoi ai.

Numri i viktimave në provincën e Henanit ka shkuar në 56, ku dhjetëra prej tyre humbën jetën në një metro që u përmbyt.

Si në Kinë, ashtu edhe në Europën veriperëndimore katastrofa vjen pas një periudhe shirash të fortë jo të zakonshme për stinën./euronews