Sporte Luftarake
Nora Gjakova: Faleminderit Majlindës që na e ka hapur rrugën
Nora Gjakova, një emër suksesi që arriti tjetër sukses historik për Kosovën. Xhudistja nga Peja arriti ta mposhtë kampionen botërore, Yoshida Tsukasa, për të arritur në finale, përcjell albinfo.ch.
Gjakova në finale u përball me francezen, Sarah-Leonie Cysique, duke triumfuar.
Nora fitoi ndeshjen pasi që francezja u penalizua me karton të kuq. Kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën në Tokio 2020 dhe e 3-ta në përgjithësi në Lojëra Olimpike. Pas ndeshjes Nora Gjakova u prononcua për mediumin publik, RTK.
Ajo tha se fitorja është ndjenjë e pabesueshme dhe falënderoi të gjithë, duke përfshirë edhe Majlinda Kelmendin, e cila hapi rrugën për medalistet e tjera.
“Nuk e di, ende po më duket e pabesueshme, edhe kur kam arrit në finale veç e kam pa Tonin edhe e kam ditë që kom arrit në finale. Pa dyshim që është ndjenjë e pabesueshme, nuk e kam menduar që kam me fituar medalje olimpike, normalisht kam ardhur për fitore, por nuk i dihet kurrë fitores apo humbjes. Unë dua t’i falënderoj të gjithë, ekipi është i jashtëzakonshëm, faleminderit Tonit i cili është meritori më i madh për sukseset tona, faleminderit familjes, faleminderit Majlindës që na i ka hap rrugën. Ka qenë një ditë me emocione të dyfishta, kam pas emocione edhe për vete por edhe për Akilin, kam pas dëshirë edhe Akili me qenë medalist por prapëseprapë një medalje po e dërgojmë në shtëpi”, tha Nora Gjakova.
Të ngjashme
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










