Lajme
Aksidentohet një autobus kosovar në Kroaci, raportohet për dhjetë të vdekur
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Slavonski Brod të Kroacisë, ku një autobus nga Kosova është aksidentuar.
Policia kroate ka raportuar për dhjetë të vdekur, bën të ditur “Index.hr”, përcjell Albinfo.ch.
Fillimisht zëdhënësi i Policisë kishte thënë se bëhet fjalë për një autobus nga Maqedonia, por më pas ka përmirësuar, duke thënë se fjala është për një autobus kosovar.
“Gjatë hetimeve, Policia konfirmoi se bëhet fjalë për një autobus të nacionalitetit dhe regjistrimeve të Kosovës dhe se sipas informacioneve aktuale, 10 persona kanë vdekur në aksidentin e trafikut, ndërsa dhjetëra janë transportuar në spitalin në Slavonski Brod”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën A3 rreth orës 6 të mëngjesit. Autobusi ka dalë nga rruga.
Raportohet se autobusi ishte i linjës Frankfurt – Prishtinë, e në të ishin 60 persona. Sipas informatave të fundit, thuhet se rreth 30 persona janë të shtrirë në spital. Qarkullimi në autostradë është ndaluar.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më shumë njerëz po vuajnë nga gripi dhe viruse të tjera Rastet e gripit janë shtuar në Zvicër gjatë javëve të fundit. Sipas Zyrës Federale të Shëndetit...
-
Sindikatat janë të pakënaqura me marrëveshjen e re Zvicër-BE
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane?
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit