Lajme
Arrestohen shtatë të dyshuar për përfshirje në kontrabandë të 15 emigrantëve
Policia e Kosovës ka arrestuar sot shtatë të dyshuar për kontrabandë me emigrantë.
Përmes një komunikate për medie, është bërë e ditur se “sot, më 24.07.2021, rreth orës 06:30 njësitet policore kufitare gjatë vëzhgimit të terrenit në Vërmicë, konkretisht nën urën e parë të autostradës, pikërisht tek shkyçja e parë e autostradës, kanë vërejtur lëvizje të dyshimta”.
Tutje shpjegohet se në atë lokacion “kanë ardhur gjashtë vetura TAXI, kurse nga shkurret dhe mali kanë dalë dhe kanë hyrë në automjete disa emigrantë”.
“Patrullat policore që ishin në vëzhgim menjëherë kanë intervenuar dhe gjashtë automjete janë shoqëruar në Stacionin Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Vërmicë”, thuhet tutje në komunikatë.
Policia thekson se “për rastin janë njoftuar hetuesit policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Perëndimi Gjakovë, Drejtoria e Migrimit dhe prokurori i shtetit”.
“Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Migrim kanë filluar sipas procedurave të merren me pesëmbëdhjetë emigrantë të ndaluar në këtë rast”, thuhet në komunikatë.
Kurse, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë për përfshirje në veprën penale ‘kontrabanda me emigrantë’, po ashtu janë sekuestruar edhe gjashtë vetura të përfshira në rast.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor