Kosova
Një tjetër linjë e re ajrore i shtohet Shqipërisë
Mësohet se nga data 6 gusht 2021 qytetarët do të kenë mundësi të udhëtojnë me fluturim direkt nga Shqipëria drejt Bullgarisë, transmeton albinfo.ch.
Ministria e Jashtme njofton se linja ajrore “GullivAir” do të kryejë fluturimin e parë inaugurues Bullgari-Tiranë më datë 1 gusht.
Theksohet se më datë 6 gusht do të jetë fluturimi i parë me pagesë për qytetarët. Ministria informon se javën e ardhshme pritet të lansohet sistemi për rezervimin dhe blerjen e biletave, i cili aktualisht është në testim.
Në periudhën 6 gusht – 15 shtator, kompania do të operojë një herë në javë, ditën e premte, ndërsa në periudhën 15-28 shtator do të operojë dy herë në javë, të premten dhe të dielën.
Udhëtimet direkte javore Sofje-Tiranë-Sofje janë planifikuar për periudhën 6 gusht – 28 shtator 2021. Kompania Gullivair synon gjithashtu të mundësojë fluturime drejt destinacioneve të tjera për shtetasit shqiptarë, fillimisht drejt Burgasit, Bullgari.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme