Tematike
Udhëtarët detyrojnë fluturimin në Tiranë, shkaktohet problem politik në Hamburg
Aeroplani nga Tirana kishte ardhur vonë prandaj nuk u lejua të fluturonte nga ora 23:00 për shkak të ndalimit të fluturimit të natës që është në fuqi në Hamburg
250 pasagjerë kanë pritur plot 24 orë nisjen e tyre me aeroplan për në Tiranë në Aeroportin e Hamburgut. Pastaj ata zbulojnë se aeroplani i tyre nuk lejohet të fluturojë për shkak të rregullit për mbrojtje nga zhurma, shkruan dpa.de.
Policia me këtë rast ka bërë një përjashtim, i cili kritikohet ashpër nga e majta.
Rreth 250 udhëtarë, përfshirë familjet me fëmijë dhe të moshuar, donin të fluturonin për në kryeqytetin shqiptar me Wizz Air më 4 korrik, ka njoftuar Senati në përgjigje të një pyetjje të bërë nga grupi parlamentar i krahut të majtë, transmeton albinfo.ch. Por fluturimi u anulua.
Ditën tjetër, aeroplani nga Tirana kishte ardhur aq vonë sa që nuk u lejua të fluturonte përsëri nga ora 23:00 për shkak të ndalimit të fluturimit të natës që është në fuqi në Hamburg.
Kur udhëtarët mësuan se nuk do të ngriheshin më në mbrëmjen e vonë të 5 korrikut, aty pati protesta. Sipas informacionit, pasagjerët tashmë kishin vulën e daljes dhe, nëse nuk fluturonin atë natë, do t`u duhej që të nesërmen të bënin përsëri kontrollin e sigurisë dhe testet e koronës.
“Pasagjerët u bënë atëherë verbalisht agresivë dhe refuzuan të largoheshin nga zona e sigurisë”, thuihet në përgjigjen e Senatit.
Policia federale ka thirrur atëherë policinë e Hamburgut për ndihmë, e cila ka ardhur në aeroport me 16 vetura patrullimi.
Zyrtari i autorizuar për mbrojtjen nga zhurma e fluturimeve, ka refuzuar dy aplikime nga Wizz Air për të bërë një përjashtim, njofton Senati. Vetëm kur komanda e policisë federale ndërhyri pak para mesnatës, zyrtarët e mbrojtjes nga zhurma lëshuan pe. Aeroplani u nis më në fund më 6 korrik në 1:41 të pas mesnatës.
Kritika nga grupi i majtë në Parlamentin e Hamburgut
Grupi i majtë në Parlamentin e Hamburgut ka kritikuar përjashtimin e bërë, përcjell albinfo.ch.
“Në rrethana të tilla ekstreme, unë pres që agjensitë qeveritare të jenë fleksibile për skadimin e afateve në dokumentet e udhëtimit ose për konfirmimet e testeve të koronës që skadojnë – diçka e tillë nuk duhet të bëhet argument për heqjen e ndalimit të fluturimit të natës”, ka thënë zëdhënësi i politikës mjedisore i këtij grupi parlamentar, Stephan Jersch.
Jersch ka bërë thirrje që kompania ajrore të mbahet përgjegjëse, transmeton albinfo.ch. Wizz Air duhet të paguajë kostot e vendosjes dhe të kërkohet të paguajë për fillimin e natës.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër Rastet e gripit sezonal janë dyfishuar në një kohë të shkurtër në Zvicër. Kulmi i valës...
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane
-
Bagazhet mbërrijnë gjithnjë e më vonë në aeroportin e Cyrihut