Lajme
Emiratet e Bashkuara ‘krijojnë shi’ me anë të robotëve
Shteti arab po përdor robotë fluturues për të ‘gënjyer’ retë, në mënyrë që të shtojnë reshjet e shiut në temperatura mbi 40 ° Celsius.
Por si ia kanë dalë ta bëjnë këtë? Robotët dronë fluturojnë brenda në re dhe çlirojnë ngarkesa elektrike, gjë që nxit formimin e pikëzave të ujit që shkarkohen si reshje.
Nëse në Shqipëri bie një mesatare prej 1,485 mm shi në vit, një shifër që çuditërisht ia kalon edhe Anglisë, e cila njihet për motin gri, në Emiratet e Bashkuara mesatarja është vetëm 100 mm në vit.
Ama sigurisht, ka edhe skeptikë që dyshojnë në rezultatin e tyre apo edhe në vetë ndërhyrjen me forcë në natyrë.
Manipulimi i motit mund të kthehet në të vetmen mundësi për të ndihmuar vendet që vuajnë nga thatësirat dhe ngrohja globale po sjell gjithnjë e më tepër pasiguri për të ardhmen.
Teknika të tjera që ky shtet përdor për të ‘krijuar’ shi përfshijnë hedhjen e kripës brenda në re, apo edhe kimikate të tjera që shpejtojnë formimin e pikëzave të ujit.
Këto teknika janë quajtur ‘mbjellja e reve’ dhe vende si Kina e India kanë nisur të eksperimentojnë me to, pasi mund t’i shtojnë reshjet deri në 35%./euronews
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun Më shumë se 20 centimetra borë në qytetet zvicerane ...
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër