Kosova
Miratohet marrëveshja IPA 2020
Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes financiare IPA 2020 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian me 89 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, transmeton albinfo.ch.
Vlen të theksohet se ndryshe nga marrëveshjet e tjera ndërkombëtare, kjo ka marrë mbështetjen edhe të partive opozitare në Kuvendin e Kosovës.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka prezantuar marrëveshjen, derisa bëri të ditur se nga e njëjta Kosova përfiton fonde në vlerë prej 90.2 milionë euro.
“Kjo marrëveshje apo IPA 2020 ka në vete apo ngërthen fonde financiare në vlerën e 90.2 milionë eurove si grante nga BE-ja, ndërsa asaj i bashkëngjiten edhe 13 milionë euro të tjera grante, nga GIZ 300 mijë euro dhe po ashtu 300 mijë euro nga UNICEF. Në bashkëfinancim parashihen edhe 7.6 milionë euro nga Qeveria qendrore dhe 7.4 milionë euro janë pjesë prej të cilave 3.7 financohen nga niveli lokal dhe 3.7 nga kompania apo ndërmarrja publike ‘Termokos’”, tha ai.
Sektorët që mbulon marrëveshja janë demokracia dhe qeverisja, sundim të ligjit dhe të drejta fondamentale, mjedis dhe veprim klimatik, konkurrueshmëri dhe inovacion, si dhe pjesa e fundit arsimi, punësimi dhe politika sociale.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, tha se pavarësisht dallimeve që i kanë, do të votojnë pro kësaj marrëveshjeje financiare në mes Kosovës dhe BE-së.
“Pavarësisht dallimeve që i kemi, do të jemi pro kësaj marrëveshje financiare në mes të Kosovës dhe BE-së. Dua të ritheksoj edhe një gjë në vazhdimësi në mandatin e kaluar kur kam udhëhequr me Komisionin për Integrime Evropiane, kemi ngritur çështjen e shqetësimeve që u përmenden për një deponi të mbeturinave që Kosova e ka humbur mundësinë për shkak të mospërcaktimit të saj për të ndarë një lokacion dhe si pasojë fondet nuk kanë shkuar në Kosovë. Në raport me të tilla marrëveshje financiare ne duhet të jemi partner serioz në mënyrë që këto fonde në BE të mos humbim rastin dhe të shkojnë në vende të tjera”, tha Deliu.
E njëjta është mbështetur edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme