Lajme
Serena Leka, sipërmarrëse në fushën e bioteknologjisë, në Danimarkë
Serena Leka është doktoreshë shqiptare, sipërmarrëse në fushën e bioteknologjisë, pedagoge dhe kërkuese shkencore në Danimarkë
Serena Leka ka përfunduar studimet Bachelor në degën Financë-Kontabilitet në Universitetin e Tiranës, ndërsa studimet Master në fushën e Menaxhimit Ekzekutiv në Universitetin Aarhus.
Aktualisht ndjek studimet e doktoraturës në Departamentin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin Aarhus të Danimarkës dhe prej 4 vjetësh, është lektore në po të njëjtin universitet, në lëndën “Applied Innovation in Engineering”.
Kujtojmë se Serena Leka është shqiptarja që u vlerësua me çmimin e parë në “Samitin Global të Inovacionit” për vitin 2019 në Kinë, transmeton albinfo.ch.
Në këtë Samit me rëndësi në fushën e sipërmarrjes dhe inovacionit, Leka përfaqësoi një kompani të re.
Realisht, prej vitit 2017 ajo është e angazhuar si manaxhere e projekteve në Departamentin e inxhinierisë dhe inovacionit në “Universitetin Aarhus” në Danimarkë.
Serena Leka aktualisht është menaxhere projektesh në departamentin e inxhinierisë dhe inovacionit në universitetin Aarhusit, një universitet lider në botë edhe në fushën biznesit dhe teknologjisë, fushë në të cilën Serena është diplomuar në nivelin master, transmeton tutje albinfo.ch.
Nga ana tjetër, thuhet se ajo është edhe mësimdhënëse në fushën e inovacionit pranë Departamentit të inxhinierisë.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë