Lajme
400 milionë euro për viktimat e përmbytjeve në Gjermani
Është bërë e ditur se Qeveria federale dhe qeveritë e landeve vënë në dispozicion shuma të mëdha parash për zonat e prekura nga përmbytjet në Gjermani, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
Një javë pas katastrofës së përmbytjeve, sidomos në pjesën perëndimore të Gjermanisë, Qeveria federale ofron një ndihmë emergjente prej 400 milionë eurosh. Me këto para synohet të eleminohen dëmet më të mëdha të ndërtesave dhe të infrastrukturës komunale dhe të kapërcehen nevojat e tjera urgjente.
Thuhet se shuma prej rreth 400 milionë eurosh do të ofrohet përgjysmë nga Qeveria federale dhe nga qeveritë e landeve.
Gjithashtu planifikohet edhe një fond për rindërtimin, por vendimi në lidhje me shumën e këtij fondi do të merret vetëm pasi shkalla e dëmtimeve të mund të parashikohet më saktësisht në javët e ardhshme.
Kancelarja Merkel vizitoi disa nga zonat e katastrofës dhe u shpreh e prekur thellë nga dëmet e tmerrshme dhe nga njerëzit që kanë humbur gjithçka.
Kancelarja tha se nuk gjen fjalë për të shprehur se sa shumë janë goditur banorët e zonave të pëmbytura, duke shtuar se “ngushëllimi i vetëm është solidariteti i njerëzve”.
Policia vazhdon kërkimin e personave të zhdukur
Ndërkohë numri i të vdekurve ka arritur në të paktën 164 vetë: 117 janë konfirmuar në landin Rheinland-Pfalz dhe 47 në Nordrhein-Westfalen. Në të dy landet federale nuk përjashtohet që mund të gjenden edhe viktima të tjera dhe kërkimi për njerëzit e zhdukur vazhdon./DW
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën