Lajme
Covid zbulon hendekun mes politikës dhe shkencës
Menaxheri i kabinetit të Qeverisë Zvicerane ka bërë thirrje për bashkëpunim më të mirë midis politikanëve dhe shkencëtarëve për të trajtuar krizat, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.
Walter Thurnherr, i cili mban titullin e kancelarit federal, tha se pandemia Covid-19 kishte treguar nevojën për më shumë njohje reciproke.
“Të dy palët janë shumë të ndryshme dhe kontaktet midis politikanëve dhe shkencëtarëve janë të pakta”, u tha ai disa gazetave të grupit Tamedia.
Ai vuri në dukje se disa politikanë nuk ishin as të vetëdijshëm për ekzistencën e studiuesve dhe se disa prej shkencëtarëve nuk kishin një “ndjenjë modestie”. Thurnherr tha që një shkëmbim i fakteve dhe mendimeve duhet të institucionalizohet për të shmangur përsëritjen e disa gabimeve të bëra gjatë krizës Covid.
Ai pati kritika veçanërisht pse qeveria ishte tepër vonë në ngritjen e task forcës së saj këshilluese, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën