Lajme
Shqiptarët u dalin në ndihmë gjermanëve pas vërshimeve: Na ndihmuan në luftë
Lulzim Hajdaraj, bashkë me vëllain e tij, Gëzimin, udhëtuan nga Këlni drejt qytetit Bad Neunar të Gjermanisë për t’iu dalë në ndihmë personave që u dëmtuan jashtëzakonisht nga përmbytjet që kanë përfshirë Evropën, transmeton albinfo.ch.
Përmbytjet në Evropë kanë shkaktuar vdekjen e mbi 150 personave në Gjermani dhe kanë lënë të zhdukur mijëra të tjerë.
Pas dëmeve jashtëzakonisht të mëdha, disa shqiptarë kanë shkuar në Bad Neunar për t’u dalë në ndihmë gjermanëve.
“Atje pamë që njerëzit ishin të frustruar dhe të habitur se si ekzistenca e tyre brenda një kohe aq të shkurtër kishte humbur tërësisht, qyteti ishte rrënuar pothuajse i tëri”, tha Hajdaraj në Facebook.
“Ne shkuam sadopak që t’u dalim në ndihmë atyre njerëzve që në kohën e vështirë që ne e përjetuam në luftë na ndihmuan dhe vazhduan të na ndihmojnë edhe sot”.
Ndër të tjerash, Hajdaraj bëri thirrje që secili që ka kohë dhe mundësi ta bëjë të njëjtën gjë, sepse është e duhur dhe e mirëpritur nga banorët.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë