Lajme
Francezët protestojnë kundër masave të reja anti-COVID
Mijëra qytetarë protestuan të shtunën në rrugët e Francës kundër rregullave të reja për coronavirusin, të shpallura nga qeveria në fillim të javës.
Në Paris, në një pankartë shkruhej: “Jo vaksinimit të detyrueshëm, liria e shkelur”.
Ndërsa, në pankartën e një tjetër qytetari shkruhej: “Macron, jo diktaturës shëndetësore”.
Disa protestues të “jelekverdhëve” morën pjesë në tubimet në gjithë vendin. Po kështu, një numër udhëheqësish të partive të ekstremit të djathtë u bashkuan me protestën në kryeqytetin francez.
Masat e diskutueshme përfshijnë vaksinimin e detyrueshëm për punonjësit shëndetësorë dhe një detyrim për qytetarët që të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit për të frekuentuar shumicën e vendeve publike.
Certifikata e shëndetit u jepet atyre që janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19 ose kanë prova të një testi negativ të marrë brenda 48 orësh.
Qeveria franceze thotë se masat e reja janë të nevojshme për të frenuar variantin Delta, i cili po nxit një valë të infeksioneve të reja në vend.
Të premten autoritetet e shëndetit publik raportuan mbi 10,900 raste të reja.
Kjo është pothuajse një rritje trefish e shifrave krahasuar me mesin e qershorit.
E-Diaspora
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me fushatat që po zhvillohen në...
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
Jeta në Zvicër
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë Shumë njerëz që kanë shteruar përfitimet e tyre, gjejnë sërish punë. Por shanset nuk janë të...
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës
-
Ku do të bjerë borë në Zvicër këtë javë