Lajme
Kosovë, remitencat po shënojnë rritje, diaspora shtyllë për ekonominë
BQK thotë se remitencat kanë shënuar rritje
Në një prononcim, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka thënë se kufizimi i lëvizjes së diasporës nga pandemia ndikoi në rënien ekonomike të Kosovës, transmeton albinfo.ch.
“Diaspora është me shumë rëndësi për vendin, remitencat edhe pse ka qenë pandemi kanë shënuar rritje në Kosovë, duke arritur në gati 1 miliard euro”, tha ai.
Sipas sektori bankar ka pasur likuidet të mirë dhe kjo ka ardhur si rezultat i veprimeve të BQK-së, që janë marrë pas shfaqjes së pandemisë.
“Sektori financiar është vlerësuar pozitivisht. Edhe raportet e FMN-së, BE-së dhe nga departamenti i shtetit BQK-ja është vlerësuar lartë me masat që i ka marrë”, tha Guvernatori Mehmeti në aktivitetin e organizuar nga organizata Germin dhe Komuna e Vushtrrisë “Invest in Vushtria’.
Ai ka ftuar diasporën të investojë në Kosovë.
“Ka shumë mënyra se si diaspora të investojë në Kosovë, i ftojmë bizneset nga diaspora të vizitojnë BQK-në për të diskutuar mundësinë që ka sektori financiar për investime”, tha ai.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero” Në Zvicër ka pak trafik që nga pasditja e së enjtes: bora ka shkaktuar aksidente të...
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve