Lajme
Britani, la të vdekur në rrugë shqiptarin, dënohet me burgim të përjetshëm
Burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin britanik
Quhet Tony Green, është 27 vjeç, është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi akuzohet për vrasjen e shqiptarit, Sh.T, transmeton albinfo.ch.
Mediat britanike, bëjnë me dije se i riu i mori jetën shqiptarit, vitin e kaluar, ngjarje e cila ndodhi në në Birmingham.
Referuar mediave, 28-vjeçari shqiptar, kishte shkuar në një qendër masazhesh së bashku me një shqiptar tjetër dhe përplas verbalisht me të autorin e ngjarjes.
Tony Green, autori i ngjarjes, po linte qendrën e masazheve kur ka parë Takën dhe ka pasur me të debatin e fortë verbal. Ata nuk njiheshin më parë dhe siç duket nga pamjet e publikuara nga policia e Ëest Midlands, duket që Green po kërkonte sherr.
Taka reagoi dhe e ndoqi 27-vjeçarin britanik me një send në dorë ku kërkonte t’i dëmtonte mjetin. Pas disa sekondash, Green ndaloi dhe filloi të lëvizte mbrapsht. Në këtë çast, Taka u ngjit në trotuar dhe ky do të ishte momenti i fundit për të. 27-vjeçari mohoi që të ketë prishur provat dhe tha se e kishte futur mjetin gabimisht në marshin mbrapsht.
Makina ‘Skoda’ e britanikut eci me shpejtësi dhe përplasi shtyllën e një shenje rrugore, e cila më pas ra mbi Takën duke i shkaktuar dëme të rënda në kokë. Green nuk ka ndaluar për asnjë moment derisa ka shkelur edhe Takën, duke lënë të vdekur këtë të fundit.
27-vjeçari mohoi që të ketë prishur provat dhe tha se e kishte futur mjetin gabimisht në marshin mbrapsht.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë