Shqipëria
Shqipëri: Rritet çmimi i naftës
Një litër naftë tregtohet prej ditësh në pikat e karburanteve deri në 180 lekë, ndërsa një muaj më parë çmimi ishte 10 deri 15 lekë më lirë
Ky shtrenjtim është pasojë e rritjes së çmimit të naftës në bursa, shfaqur nga rritja e kërkesës pas hapjes së ekonomive globale nga pandemia, duke bërë që në tregjet ndërkombëtare një fuçi të shitet për $73.8 dollarë, përcjell Albinfo.ch.
Por në Shqipëri, konsumatorët prej vitesh ankohen sistematikisht për çmimin e karburanteve, që tejkalojnë rajonin madje edhe Europën.
Kjo për faktin se për çdo litër karburant që tregtohet këtu, qytetarët paguajnë 100 lekë në 7 taksa direkte, 5 prej të cilave shkojnë në arkën e shtetit dhe dy për llogari të koncesionarëve.
Por si krahasohet Shqipëria me vendet e tjera?
Në rajon, qytetarët paguajnë rreth 50 lekë taksa direkte vetëm për akcizë dhe TVSH, ndërsa skanimi edhe markimi nuk ekzistojnë.
Ekspertë të hidrokarbureve thanë për Euronews Albania së çmimi i naftës do të jetë në këto nivele deri në fillim të vitit 2022, nisur nga kërkesa dhe kuotat e prodhimit nga OPEC në Emiratet Arabe, ndërkohë që zgjidhjen për uljen e çmimit mund ta japë vetëm qeveria duke rishikuar sistemin e taksave direkte.
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij Policia italiane arreston dy persona me kombësi maqedonase...
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Jeta në Zvicër
-
Riciklimi i veshjeve, Zvicra është gati të hapë qendrën e parë industriale Revolucionarizimi i riciklimit të tekstilit: Zvicra është gati të hapë qendrën e parë industriale, përcjell albinfo.ch....
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat