Futboll

Benjamin Kololli kalon të luajë në Japoni

Shtetasi i dyfishtë zvicerano-kosovar është regjistruar në klubin që bën gara në J-League , ku do të qëndrojë deri të paktën 2023

Futbollisti shqiptar Benjamin Kololli, kontrata e të cilit me FCZ nuk u rinovua këtë verë, do të kalojë në klubin japonez Shimizu S-Pulse, shkruan nau.ch.

Pas tre vitesh në FCZ, Benjamin Kololli po zhvendoset për herë të parë jashtë vendit. 29 vjeçari, shtetas i dyfishtë zvicerano-kosovar është regjistruar në klubin që bën gara në J-League , ku do të qëndrojë deri të paktën 2023.

Kololli filloi karrierën e tij të futbollit si i ri në FC Sion, transmeton albinfo.ch. Në vitin 2013 ai bëri debutimin e tij në Superligë për klubin Valais.

Ai më pas ka luajtur për FC Biel-Bienne në Challenge League përpara se të transferohej në YB dhe më vonë në Lausanne-Sport.

Në vitin 2018 ai pati kaluar në klubin e atëhershëm të divizionit të parë FCZ dhe së bashku me klubin qe ngritur në Superligë.

Në sezonin aktual, mesfushorit ju desh të luftonte me një lëndim muskuli kështu që luajti pak ndeshje.