Bota
Qytetet më të mira në botë për të punuar nga shtëpia
Sondazhi mbi indeksin e punës nga çfarëdo vendi mbështetet në tri kategori të mëdha, kostot dhe infrastruktura; legjislacioni, liria dhe cilësia e jetës
Është i vetmi qytet australian, që ka vuajtur katër “lockdown” të ashpër gjatë pandemisë. Por, pavarësisht pengesave në 18 muajt e fundit, ia ka dalë të marrë çmimin si qyteti më i mirë në botë për të punuar nga shtëpia. Pikërisht kështu. Është Melburni.
Kjo nuk është fort e çuditshme, duke qenë se në Melburn ndodhet edhe rruga më “cool” (e bukur) në botë.
Një sondazh i ri nga platforma online për dhënie apartamentesh me qira, sipas kërkesës, Nestpick, i cili anketoi rezidentët që jetojnë në 75 qytete në botë të vlerësuara më parë si qytetet ku jetohet më mirë, e vlerësoi Melburnin si vendin më të mirë për të punuar nga shtëpia.
Sondazhi mbi indeksin e punës nga çfarëdo vendi mbështetet në tri kategori të mëdha, kostot dhe infrastruktura; legjislacioni, liria dhe cilësia e jetës, të cilat të ndërthurura e bëjnë një vend të mirë si për t’u transferuar edhe për të punuar në distancë, raporton Monitor, transmeton albinfo.ch.
Melburni u vlerësua veçanërisht mirë për infrastrukturat e punës në distancë, sigurinë, lirinë dhe të drejtat, barazinë gjinore, barazinë e pakicave, kujdesin shëndetësor, kulturën dhe kohën e lirë dhe ndotjen, me pikë në secilën prej tyre, 90 nga 100.
Megjithatë, nivelet e ulëta të vaksinimit në Australi kanë ndikuar në renditjen e qyteteve në sondazh. Duke qenë se pandemia COVID-19 vijon të ndikojë në jetesën e shumë metropoleve, sondazhi vuri në dukje përqindjen e popullatave që janë vaksinuar plotësisht në secilin vend, si dhe ato me norma të ulëta infeksioni.
Por Melburni nuk është qyteti i vetëm australian i cili bën pjesë në klasifikimin e vendeve më të mira për të punuar nga shtëpia në të gjithë botën.
Sidnej renditet në vend të tretë, pas Dubait. Koha e lirë dhe kultura në Sidnej, çmimet e larta të qirave dhe kostoja e lartë e jetesës, janë faktorë pse Sidnej renditet pas Melburnit. A është kjo një rastësi që si Melburni edhe Sidnej janë shtëpia e dy lagjeve më interesante në botë?
Qytete të tjera në klasifikim
Në vend të katërt renditet Tallin, në Estoni, ndërsa Londra plotëson Top 5 të qyteteve më të mira për të punuar nga shtëpia. Në vend të gjashtë Tokio, ndjekur nga Singapori, Glasgow, Montreali dhe Berlini. Sondazhi zbuloi se Rio de Zhaneiro është vendi me qiratë më të leverdishme; Marrakeshi është qyteti më i mirë për shpejtësinë e internetit, kurse Stambolli, qyteti më i mirë për infrastrukturat e punonjësve në distancë.
Indeksi / 20 qytetet më të mira për të punuar nga shtëpia sipas Nestpick
- Melburn, Australi
- Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe
- Sidnej, Australi
- Tallin, Estoni
- Londër, Mbretëri e Bashkuar
- Tokio, Japoni
- Singapor, Singapor
- Glasgow, Mbretëri e Bashkuar
- Montreal, Kanada
- Berlin, Gjermani
- Pragë, Çeki
- Toronto, Kanada
- Çikago, SHBA
- Hong Kong, Hong Kong
- Lisbonë, Portugali
- Cape Town, Afrika e Jugut
- Edinburg, Mbretëri e Bashkuar
- Vjenë, Austri
- Los Anxhelos, SHBA
- Nju Jork, SHBA
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026