Lajme
Gjykata Evropiane u jep të drejtë punëdhënësve që t’ua ndalojnë punëtoreve mbajtjen e shamive
Gjykata e lartë e Bashkimit Evropian ka vendosur të enjten se kompanitë mund të ndalojnë punonjësit myslimanë të mbajnë shami në kushte të caktuara.
Por gjykata me bazë në Luksemburg tha në vendimin e tij se gjykatat në 27 vendet anëtare të bllokut duhet të vlerësojnë nëse ndalimi korrespondon me një “nevojë të mirëfilltë” nga ana e punëdhënësit. Ata gjithashtu duhet të marrin në konsideratë të drejtat dhe interesat e punonjësit, duke përfshirë e duke marrë parasysh legjislacionin kombëtar për lirinë e fesë, raporton AP, përcjell Albinfo.ch.
Çështja shkoi në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian nga dy gra në Gjermani të cilat u pezulluan nga puna pasi filluan të mbanin veshje islamike.
Të dy gratë myslimane, një kujdestare për nevoja të veçanta në një qendër të kujdesit për fëmijët në Hamburg të drejtuar nga një shoqatë bamirësie dhe një arkëtare në zinxhirin e farmacive Mueller, nuk kishin vendosur shami kur kishin nisur punën por vendosen ta bënin atë vite më vonë.
Ato thanë se nuk ishin lejuar të mbanin veshje të tilla dhe u pezulluan, duke iu kërkuar që të shkonin në punë siç kishin bërë më herët ose të gjenin një punë tjetër.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë