Lajme
Austri: Rritet numri i rasteve me variantin “Delta”
Varianti “Delta” ka shënuar rritje drastike në Austri. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 306 raste me Covid – 19.
Numri i infeksioneve është rritur kohët e fundit përsëri në Austri. Kjo për shkak të variantit të ri “Delta”, raporton heute.at.
Nëse hidhni një vështrim në ditët e kaluara, mund të shihni një rritje të lartë në numrat e e të infektuarve me koronë, përcjell albinfo.at
Me 10 korrik janë regjistruar 133 infeksione të reja, me 11 korrik 159 infeksione, ndërsa 192 me 12 korrik. Të martën (13 korrik) numri i të infektuarve kaloj në 218 raste, ndërkohë të mërkurën ishte 332 raste të reja.
Sipas mediave austriake, varianti “Delta” aktualisht përbën 90 përqind të rasteve me korona në Austri. Të enjten kishte një rënie duke shënuar 306 raste të reja. Për krahasim, një javë më parë, me 8 korrik, ishin raportuar 120 raste. Një rritje drastike e rasteve të reja.
Qeveria austriake ka paralajmëruar se deri në mesin e muajt gusht, numri i të infektuarve mund të kalon me mijëra raste në ditë, andaj apelon të qytetarët që të vaksinohen, duke e konsideruar si të vetmen mënyrë për t’u mbrojtur nga viruset e njëpasnjëshme.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë