Kosova

Qytetarët e Deçanit u helmuan nga uji i pijes

Ramosaj do të shpalos detajet në konferencë

Që nga e diela, e deri më sot, afro 2 mijë qytetarë të Komunës së Deçanit, janë duke u përballur me simptoma të helmimit, e që dyshohej se kanë ardhur nga uji i pijes, përcjell albinfo.ch.

Bashkim Ramosaj, kryetari i kësaj komune, pak minuta më parë ka bërë një postim në Facebook ku ka shkruar se “Po merr fund “misteri”, populli nuk ja huq kurrë”.

Ramosaj është përgjigjur shkurtë se informacionet bëhen publike në orën 16:00.

Ndryshe përmes një komunikate për medie, KRU “Hidrodrini”, ka bërë të ditur se të gjitha rezultatet e analizave që kanë dalur nga IKSHPK-ja tregojnë se helmimi nuk ka ardhur nga uji.

Në 24 orët e fundit kanë marrë shërbime mbi 250 banorë të kësaj komune që ka shpallur gjendjen emergjente, ndërkohë që gjendja e tyre është stabile.