Kosova
Mërgimtari nga Zvicra theu rregullat e trafikut në Kosovë, u denoncua tek policia zvicerane
Policia Zvicerane iu përgjigj menjëherë kosovarit, pas denoncimit që bëri.
Një kosovar e denoncoi mërgimtarin nga Zvicra te Policia e Cyrihut, pasi i njëjti kishte kthyer veturën në vendkalimin për këmbësor në Prishtinë.
Policia Zvicerane iu përgjigj menjëherë kosovarit, pas denoncimit që bëri.
Përmes një postimi në Twitter, policia zvicerane ka thënë se ndjekja penale e shkeljeve në Prishtinë u takon autoriteteve kosovare, transmeton lajm, përcjell Albinfo.ch.
“Ju falënderojmë për mesazhin tuaj. Për shkak të mungesës së juridiksionit lokal, ne ia lëmë ndjekjen penale të shkeljeve në Prishtinë autoriteteve lokale të policisë”, thuhet në postimin e policisë zvicerane.
Përgjigja erdhi pasi kosovari që publikoi fotografinë e mërgimtarit në Twitter, e kishte etiketuar policinë e Cyrihut në të.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë