Lajme
OKB: Pandemia thelloi urinë në botë
Një raport i ri i Kombeve të Bashkuara thotë se situata e urisë në botë u përkeqësua shumë në vitin 2020, kryesisht për shkak të pandemisë.
Organizata për Ushqimin dhe Agrikulturën, (FAO) vlerëson se rreth një e dhjeta e popullsisë globale, ose 811 milionë njerëz, nuk janë ushqyer sa duhet vitin e kaluar.
“Kjo do të thotë se 418 milionë njerëz janë të kequshqyer në Azi dhe rreth 282 milionë të tjerë janë të kequshqyer në Afrikë. Edhe në Amerikën Latine mund të shohim një rritje deri në 9.1 për qind të popullsisë që në ditët e sotme kequshqehet”, u shpreh Maximo Torero, ekonomist në FAO.
Konfliktet, ndryshimet e klimës dhe rënia ekonomike janë faktorët e urisë, të rënduar nga pandemia.
FAO thotë se liderët politikë duhet të ndërmarrin një seri veprimesh, përfshirë integrimin njerëzor, zhvillimin e politikave të paqes në zonat e përfshira nga konfliktet, si dhe të garantojnë qëndrueshmëri klimatike dhe të ndërhyjnë për të ulur kostot e zinxhirëve të furnizimit me ushqime.
Organizata paralajmëron se do të duhet një përpjekje madhore e mbarë botës për të mbajtur premtimin për t’i dhënë fund varfërisë në 2030-n./Euronews
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij Policia italiane arreston dy persona me kombësi maqedonase...
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Jeta në Zvicër
-
Riciklimi i veshjeve, Zvicra është gati të hapë qendrën e parë industriale Revolucionarizimi i riciklimit të tekstilit: Zvicra është gati të hapë qendrën e parë industriale, përcjell albinfo.ch....
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat