Kosova
Austria ndan edhe një milion vaksina për Ballkanin Perëndimor, Kosova ndër shtetet përfituese
Ai premtoi se vendi i tij do të ishte një partner i atyre që kanë nevojë për ndihmë
Kancelari austriak, Sebastian Kurz ka njoftuar se vendi i tij do të dhurojë edhe një milion doza të vaksinave të coronavirusit të prodhuara nga AstraZeneca për Ballkanin Perëndimor (Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia Veriore).
Ai e vuri në dukje këtë gjatë një vizite në New York, ku gjithashtu vizitoi selinë e Kombeve të Bashkuara dhe foli për pasojat negative të pandemisë së coronavirusit.
“Një gjë është e qartë, ne duhet të bashkëpunojmë dhe të mbështesim njëri-tjetrin. Ne duhet të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të ndajmë shembuj të praktikës më të mirë”, tha kancelari Kurz.
Ai premtoi se vendi i tij do të ishte një partner i atyre që kanë nevojë për ndihmë dhe pret që pandemia të kapërcehet dhe të kthehet në jetën normale, raporton heute.at.
Siç tha ai, masat epidemiologjike do të shtrëngohen në Austri vetëm nëse është e nevojshme. Ai beson se do të jetë më e pranueshme që qytetarët të sillen më me përgjegjësi.
Ndryshe, kujtojmë se tashmë shteti austriak ka ndarë 600 mijë vaksina për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën