Shqipëria
Atmosferë e zjarrtë mbrëmë, qindra tifozë shqiptarë festojnë fitoren e Italisë
Tifozë të shumët festojnë në Tiranë
Mbrëmë, atmosfera ka qenë e zjarrtë edhe në Tiranë pas fitores së Italisë në “Euro 2020”, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se qindra tifozë shqiptarë që mbështesnin Italinë apo Anglinë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Pasi kupa shkoi në Romë dhe nuk qëndroi në shtëpinë e saj, të rinjtë festuan, kënduan e valëvitën flamurin me tre ngjyra të Italisë.
Pas një ndeshjeje të gjatë e që mbajti të mbërthyer mijëra njerëz kudo në botë, ishin penalltitë ato që i dhanë trofeun e kampionatit evropian të futbollit “axurrëve”, raporton topchanel.
Kjo është kupa e dytë për Italinë. Në vitin 1968, fqinjët tanë morën trofeun e Evropianit, për të përjetuar sërish të njëjtat emocione pas 53 vjetësh.
As 90-minutëshi dhe as dy shtesat nuk mjaftuan për të nxjerrë skuadrën fituese. “Axurrët” dhe “3 luanët” provuan fatin e penalltive në Wembley të Londrës.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër? Furnizimi i Zvicrës me ushqime është ndër më të sigurtit në botë, por kjo nuk do...
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?