Kosova
Dy mërgimtarë nga Kosova humbin jetën në dy raste të ndara në Slloveni
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Slloveni
Sipas njoftimit të ambasadës Ilirijan Bytyqi 19-vjeç nga Suhareka ka humbur jetën në një aksident në punë.
Ndërsa, Nazif Saramati, 34-vjeç, nga Prizreni, ka vdekur mbrëmë si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident.
Ambasadori Avni Kastrati dhe stafi i Ambasadës kanë ngushëlluar familjet Bytyqi dhe Saramati.
Njoftimi i plotë i Ambasadës:
Telegram ngushëllimi
Javë e rëndë për ne dhe diasporën tonë!
Gjatë kësaj jave humbën jetën dy të rinjë nga Kosova.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni i shpreh ngushëllime Familjes Bytyqi nga Suhareka për Ilirijan Bytyqin 19 vjeç, i cili vdiq në një aksident në punë dhe po ashtu i shpreh ngushëllime Familjes Saramati nga Prizreni për Nazif Saramatin 34 vjeç, i cili ndrroi jetë mbrëmë në një aksident.
Ndajmë dhimbjen me Familjet dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta.
Ambasada është përkujdesur për procedurat përkatëse.
Ambasadori Avni Kastrati dhe Stafi i Ambasadës
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë