Kosova
Maqedoni: Arrijnë edhe 100 mijë vaksina AstraZeneca
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi në profilin e tij në Fejsbuk se sot arriti donacioni i 100.000 vaksinave të prodhuesit “AstraZeneka” nga Republika e Greqisë.
“Donacioni është pjesë e iniciativës personale të kryeministrit grek, Kirijakos Micotakis, të cilën ai i premtoi kryeministrit tonë, Zoran Zaev. Marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe mbështetja janë riafirmuar, të cilat janë veçanërisht të rëndësishme në kohë pandemie. Falënderime të mëdha për popullin grek, Qeverinë e Republikës së Greqisë dhe ambasadorin e Greqisë në vendin tonë, Rusos Kunduros, me të cilin ne mirëpritëm vaksinat këtë mëngjes. Ato do të shpërndahen menjëherë në pikat e vaksinimit dhe do të destinohen për personat mbi moshën 60 vjeçe në përputhje me strategjinë tonë të vaksinimit”, thotë Filipçe.
Ai tregon se vaksinimi po përshpejtohet dhe nga e hëna të gjithë qytetarët do të mund të vaksinohen pa termin.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
“Time” ka renditur 5 të arritura zvicerane ndër risitë më të mira në botë këtë vit 5 inovacione zvicerane që bënë “bum” në vitin 2024...
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin?
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?