Kosova

Kuvendi shkarkon Bordin e RTK-së

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro shkarkimit të Bordit të RTK-së, përcjell albinfo.ch.

Kuvendi votoi pro shkarkimit të Bordit për secilin anëtar veç e veç.

Emrat e anëtarëve të Bordit të shkarkuar të RTK-së janë: Sali Bashota, Agron Gashi, Lirim Geci, Fadil Miftari, Ilir Bytyçi, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Albinot Maloku.

Lëvizja Vetëvendosje ka mbështetur në tërësi rekomandimin për shkarkimin e këtij Bordi.

Ndërkaq partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK kanë kundërshtuar një gjë të tillë, duke e quajtur këtë vendim si puro politik dhe tentim për kapje të shtetit.

Kuvendi gjithashtu nuk aprovoi raportin vjetor të RTK-së për vitin 2020. Për këtë pikë 62 deputetë votuan kundër, kurse pro dhe abstenime nuk pati.