Lajme

Cilat janë simptomat e infektimit me variantin ‘Delta’?

Simptomat kryesore të variantit “Delta” janë dhimbje koke, dhimbje grykësh dhe rrjedhje sekrecionesh nga hundët

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, thotë se varianti “Delta” i COVID-19 është 40% më i transmetueshëm në krahasim me variantet e tjera.

Ai u shpreh në Euronews Albania se ndonëse transmetueshmëria mbetet e lartë, simptomat e këtij varianti janë më të lehta dhe nuk ka vend për frikë dhe panik.

Por çfarë shenjash ka ky variant te trupi i njeriut?

Simptomat kryesore të variantit “Delta”, thotë z. Alimehmeti, janë dhimbje koke, dhimbje grykësh dhe rrjedhje sekrecionesh nga hundët, përcjell Albinfo.ch.

Mjeku pohon se ata që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës për COVID-19 janë më të mbrojtur nga variantet e reja.

Ministria e Shëndetësisë deri tani nuk e ka konfirmuar prezencën e variantit “Delta” në Shqipëri, por mjeku Alimehmeti bën apel për kujdes.

“Edhe mund të jetë (varianti ‘Delta’ i COVID-19). Duhet të jemi të kujdesshëm, por sinjale alarmi të mëdha për momentin nuk ka”, shton ai, duke paralajmëruar se ulja e temperaturave gjatë stinës së vjeshtës mund të ndikojë në përkeqësim të situatës epidemiologjike.