Kosova
Austria e klasifikon Kosovën në “Listën e gjelbër”
Udhëtarët nga vendet e “Listës së gjelbër” do të mund të hyjnë në Austri pa karantinë nëse kanë një certifikatë vaksinimi me vaksina të njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave
Austria ka vënë Kosovën në “Listën e gjelbër” epidemiologjike ndërsa dekreti do të hyjë në fuqi nga e enjtja, shkruan Albinfo Austria.
Udhëtarët nga vendet e “listës së gjelbër” do të mund të hyjnë në Austri pa karantinë nëse kanë një certifikatë vaksinimi me vaksina të njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave si Pfizer, Moderna, Astra Zeneca dhe Johnson & Johnson – dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) – Sinofarm Kinez dhe Sinovak.
Ndërkaq autoritetet austriake nuk pranojnë Sputnikun rus.
Ata që nuk kanë një certifikatë vaksinimi, duhet të kenë me vete një certifikatë të COVID-19, ose një test negativ PCR ose antigjen.
Pasagjerët që vijnë nga vendet e listës së gjelbër, në këtë rast edhe Kosova nga e enjtja, nuk duhet të plotësojnë regjistrimin elektronik para udhëtimit.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?