Kuriozitete
Facebooku kërkon raportimin e postimeve ekstremiste
Përveçse kërkon të raportojë përmbajtje kundër politikave, Facebooku u tregon përdoruesve burime dhe organizata që ndihmojnë për të lënë grupet ekstremiste
Kompania Facebook ka filluar t’u dërgojë disa përdoruesve në SHBA një ”kuti”, në të cilën mund të tregojë, në mënyrë anonime, nëse një kontakt i tyre tregon shenja të ekstremizmit.
Andy Stone, zëdhënës i Facebookut, theksoi se risia është pjesë e ”Redirect Initiative”, me të cilën kompania promovon organizata kundër ekstremizmit dhe në mbështetje të njerëzve të përfshirë në aktivitete të tilla, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
Përveçse kërkon të raportojë përmbajtje kundër politikave, Facebooku u tregon përdoruesve burime dhe organizata që ndihmojnë për të lënë grupet ekstremiste.
“Ky test është pjesë e angazhimit tonë për të studiuar mënyra të ndryshme për të siguruar mbështetje për njerëzit në nevojë në Facebook, të përfshirë ose të ekspozuar ndaj përmbajtjes ekstremiste ose të lidhur me dikë që është në rrezik. Ne jemi duke bashkëpunuar me OJQ dhe ekspertë akademikë në këtë fushë dhe shpresojmë të kemi më shumë mundësi për të ndarë në të ardhmen”, shtoi Stone.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










