Lajme
Zvicër: Ka raste të të kthyerve me virus nga Evropiani i Futbollit
"Sigurisht ka raporte individuale nga kantonet. Por ne ishim në gjendje të verifikonim një ose dy raporte në kantonin e Bernës"
BAG e vlerëson si përgjithësisht të mirë situatën epidemiologjike në vend. Por përhapja e mutacionit delta të koronavirusit është shqetësuese, kanë thënë përfaqësues të BAG-ut në konferencën për media të mbajtur sot në Bernë, raportojnë mediat zvicerane.
Në Zvicër tani ky variant i virusit është ngritur në 30 për qind të numrit të përgjithshëm të infeksioneve, transmeton albinfo.ch.
Gatishmëria për t`u vaksinuar po shënon rënie prandaj duhet të vazhdojë mbështetja e këtij procesi.
BAG rekomandon testime të rregullta për koronavirusin.
Sipas Swissmedic, efektet anësore të vaksinave, që po përmenden në disa raste, nuk janë të pazakonta. Pra është e qartë se vaksinat kundër koronavirusit kanë efekte anësore. Kështu ndodh me të gjitha barnat efektive dhe vaksinat. Por, në shumicën e madhe të rasteve, efektet anësore zhduken vetë, pas disa ditësh.
Pyetjes nëse ka zviceranë të infektuar nga Kampionati Evropian i Futbollit, Linda Nartey, mjeke Kantonale e Kantonit të Bernës i është përgjigjur kështu: “Deri më tani nuk ka të dhëna të sakta se sa zviceranë janë infektuar gjatë ndeshjeve në Kampionatin Evropian. Sigurisht ka raporte individuale nga kantonet. Por ne ishim në gjendje të verifikonim një ose dy raporte në kantonin e Bernës”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën “Kudo që të shkoni, shtëpia juaj vjen nga Kosova” – Një slogan që po pushton Evropën...
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
Jeta në Zvicër
-
Berset kritikohet nga opozita gjeorgjiane për “mbështetje të regjimit” Berset thotë se ai ka folur edhe me përfaqësuesit e opozitës dhe shoqërisë civile për demokracinë...
-
Zvicër: Fishekzjarret prodhojnë deri në 400 tonë pluhur të imët
-
Ekonomia zvicerane shënon rënie
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026