Kosova
Mediat sociale ndihmojnë rritjen e pranisë në treg të bizneseve në Kosovë
Për të përkrahur bizneset e vogla, kryesisht përpunues të ushqimit, në vitin 2021, projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat i DEZA-s nisi aktivitetin “Kanalet digjitale të shitjes për përpunuesit e vegjël”, me fokus tek bizneset në pronësi të grave
Bizneset e vogla, si përpunues të ushqimit, artizanë, pronarë të bujtinave apo të fermave më të vogla përballen me sfida të ndryshme drejt arritjes së suksesit me kompanitë e tyre të reja, apo që t’i rrisin më tej bizneset ekzistuese. Këto sfida u bënë më të vështira për t’u përballuar si rezultat i pandemisë së COVID-19, që ua shtoi ngarkesën sa i përket pjesëmarrjes së tyre direkte në treg.
Për t’i përkrahur këto biznese të vogla, kryesisht përpunues të ushqimit, në vitin 2021, projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DEZA) nisi aktivitetin “Kanalet digjitale të shitjes për përpunuesit e vegjël”, me fokus tek bizneset në pronësi të grave. Ky aktivitet synon t’i mbështesë bizneset e reja që janë duke hyrë në tregun e përpunimit të ushqimit, apo bizneset më të vogla që kërkojnë të zgjerohen, për t’i shtyrë përpara përpjekjet e tyre nëpërmjet qasjes dhe vizibilitetit të shtuar online.
Trajnimi i bartësve të bizneseve
Bizneset pjesëmarrëse fillimisht u trajnuan për tema si: çfarë janë shitjet online dhe përfitimet nga kjo, si të përdoret media sociale për biznes, me theks tek Facebook dhe Instagram, familjarizimi me uebfaqet dhe platformat e shitjes online, këshilla për përmbajtjen, marketingun përmes emailit dhe influencuesve. Më pas, secilit biznes iu ofrua përkrahje e përshtatur sipas llojit të nevojave të atij biznesi.
Deri më tani, 19 biznese kanë ndjekur trajnimin dhe kanë përfituar nga përkrahja nëpërmjet këtij intervenimi. Pronarët e bizneseve janë pajisur me shkathtësitë e nevojshme për të nisur aktivitetin online, për të nxjerrë më të mirën nga mjetet digjitale dhe mediat sociale që të përmirësojnë vizibilitetin e tyre dhe për t’i diversifikuar kanalet e shitjes.
“Shporta e traditës
Një rast i tillë është Resmije Sylejmani, nga Suhodolli në Mitrovicë. Resmija dikur ka punuar për një kompani më të madhe të përpunimit të ushqimit. Në fillim të vitit 2021 ajo hapi biznesin e saj, ‘Shporta e Traditës’. Ajo ka shkathtësi dhe përvojë në përpunimin e perimeve dhe frutave, ndaj lista e produkteve të Resmijes përfshin receta tradicionale për ajvar, pestil nga kumbullat dhe speca turshi. Për momentin, Resmija merret vetë me prodhimin dhe herë pas here e ndihmojnë pjesëtarët e familjes. Sapo biznesi të marrë veten, ajo do të punësojë gra të tjera nga banorët e zonës që ta ndihmojnë.
Resmija ka hapur një faqe në Facebook për biznesin e saj të sapothemeluar, ka mësuar si të bëjë foto të produkteve, si të shkruajë përshkrimet e produkteve për mediat sociale dhe si ta ndërtojë brendin online hap pas hapi.
Rezultati i kombinuar i punës së bërë me të gjitha këto biznese krijon një mjedis online ku bizneset e vogla mund të avancojnë më tej, të bëhen pjesë e një komuniteti më të zgjeruar online dhe të kontribuojnë për një ekonomi gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme digjitale, që funksionon për të gjithë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun