Kosova
BQK: Ekonomia e Kosovës ka rënie 3.9 për qind
BQK-ja ka publikuar raportin e saj të fundit, sipas së cilës ka njoftuar se sektori i sigurimeve vazhdoi të ketë përmirësim që evidentohet me rritjen e shfrytëzimit të produkteve të sigurimeve në ekonominë tonë, ku asetet e sektorit të sigurimeve, në vitin 2020 përfaqësuan 2.8 për qind të gjithsej aseteve të sistemit financiar me një rritje vjetore prej 11.6 për qind, duke ruajtur nivelin e rritjes së vitit të kaluar që ishte në nivelin prej 11.8 për qind.
Në këtë raport thuhet se ekonomia e Kosovës ka pësuar një rënie prej 3.9 për qind gjatë vitit të kaluar, thuhet në raportin e Bankës Qendrore për vitin 2020. Sipas BQK-së, vendi është ballafaquar me rënie ekonomike pas një periudhe mjaft të gjatë të rritjes.
Banka Qendrore ka treguar se ekonomia e Kosovës vlerësohet të ketë shënuar rënie prej 3.9 për qind në vitin 2020. Sipas njoftimit, gjatë vitit të kaluar, ekonomia e Kosovës vazhdoi të ketë stabilitet fiskal dhe të çmimeve. BQK-ja ka njoftuar se borxhi publik në vitin 2020 ka arritur në 1.5 miliardë euro apo në 21.8 për qind të BPV-së.
”Niveli i përgjithshëm i çmimeve në Kosovë, shprehur nëpërmjet indeksit të çmimeve të konsumit ka shënuar normën prej 0.2 për qind në vitin 2020. Lëvizja e çmimeve në Kosovë vazhdon të përcaktohet kryesisht nga lëvizja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, si pasojë e varësisë së lart të ekonomisë së Kosovës nga importet. Sistemi financiar, përkundër vështirësive të shkaktuara nga situata pandemike, vazhdon të jetë stabil dhe të ketë rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës”.
BQK-ja ka njoftuar se sektori i sigurimeve vazhdoi të ketë përmirësim që evidentohet me rritjen e shfrytëzimit të produkteve të sigurimeve në ekonominë tonë, ku asetet e sektorit të sigurimeve, në vitin 2020 përfaqësuan 2.8 për qind të gjithsej aseteve të sistemit financiar me një rritje vjetore prej 11.6 për qind, duke ruajtur nivelin e rritjes së vitit të kaluar që ishte në nivelin prej 11.8 për qind.
“Për më tepër edhe kthimi negativ në investime gjatë tremujorit të parë të vitit 2020 (si rezultat i efekteve të Covid-19 në ekonomi dhe tregjet financiare), ndikoi në ngadalësimin e aktivitetit të sektorit pensional. Por, humbjet e shkaktuara gjatë tremujorit të parë u kompensuan gjatë tremujorëve vijues, me kthim bruto në investime prej 160 milionë euro. Rrjedhimisht, sektori mbylli vitin me kthim pozitiv bruto nga investimet prej 72.3 milionë eurosh, pavarësisht përballjes me sfidën e shkaktuar nga pandemia Covid-19”, thuhet në njoftim.
Sipas BQK-së, lontributi i sektorit bankar në mbështetje të ekonomisë ishte shumë i rëndësishëm edhe në aspektin e vazhdimit të kreditimit, përkundër ngritjes së nivelit të rreziqeve me të cilat u ballafaquan bankat dhe në të njëjtën kohë, të mbajë nivele të larta të likuiditetit dhe mjaftueshmërisë së kapitalit.
“Sektori bankar vazhdon të ketë cilësi të mirë të portofolit kreditor me nivel të kredive joperformuese prej 2.7 për qind. Sektori i institucioneve mikrofinanciare dhe atyre financiare jobankare gjithashtu ka vazhduar të ketë një ndikim të rëndësishëm në kreditimin e ekonomive familjare dhe bizneseve të vogla. Sektori pensional në vitin 2020 u karakterizua me ngadalësim të theksuar të rritjes krahasuar me vitin paraprak, derisa në ngadalësimin e rritjes së aktivitetit të sektorit pensional ndikoi tërheqja e 10 për qind të mjeteve të Trustit nga kontributdhënësit, në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike”.
“Si rezultat i komunikimeve tona të vazhdueshme është aprovuar RFI (Rapid Financing Instrument) nga FMN-ja, në shumë prej 52 milionë eurosh për të mbuluar nevojat urgjente dhe të përkohshme të bilancit të pagesave si rezultat i pandemisë COVID -19. Po ashtu, pas koordinimit me bankat qendrore të regjionit, Banka Qendrore Evropiane ka aprovuar kërkesën e BQK-së për të vendosur një linjë financimi repo në shumë prej 100 milionë eurosh. Kjo linjë e financimit i mundëson BQK-së të huazojë likuiditet në valutën euro nga Eurosistemi, për t’i adresuar nevojat e mundshme të likuiditetit për institucionet financiare në Kosovë në rast të mosfunksionimit të tregjeve për shkak të pandemisë COVID-19. Duke parë se ekonomia e vendit po hynte në një krizë të theksuar, ku bizneset dhe qytetarët po ballafaqoheshin me vështirësi të mëdha financiare, BQK-ja duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare dhe në bashkëveprim me institucionet kredidhënëse në Kosovë, ndërmori një varg masash për të ndihmuar ekonominë, që të përballojë në mënyrë sa më të lehtë sfidat e kësaj krize. Këto masa fillimisht konsistuan në aplikimin e moratoriumit për pagesat e kredive pa asnjë masë ndëshkuese për të gjithë huamarrësit, që janë ndikuar negativisht nga pandemia”.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës Zgjerimi i autostradës u refuzua në kutinë e votimit të dielën. Në kundërshtim me këshillën e...
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut