Kuriozitete
Pas sulmit masiv, hakerët kërkojnë 70 milionë dollarë për dekriptimin
Këtë e kanë bërë të ditur nëpërmjet një blogu të tyre.

Hakerët që qëndrojnë prapa sulmit masiv kibernetik i cili nxiti paralizimin e shumë kompanive kanë kërkuar 70 milionë dollarë në Bitcion, për ta lëshuar atë që e quajnë “dekriptor universal”.
Këtë e kanë bërë të ditur nëpërmjet një blogu të tyre.
Firma “Kaseya”, që u ndihmon kompanive për ta menaxhuar infrastrukturën e teknologjisë informative, është goditur të premten nga sulm që besohet se është vepër e bandave të krimeve kibernetike, që janë të lidhura me Rusinë, “REvil”. Sulmi ka prekur qindra kompani në të paktën 17 shtete. Ky grup ka qenë i lidhur edhe me sulmin e kohëmëparshëm në kompaninë e përpunimit të mishit “JBS”.
Në këtë rast, “REvil” ka qenë në gjendje që t’i zhvatë 11 milionë dollarë nga firma, me anë të një pagese softuerike.
Të shtunën, presidenti amerikan Joe Biden, ka thënë se do të ketë kundërpërgjigje, po qe se hetimet tregojnë se rasti ka pasur lidhje me Kremlinin. “Kaseya”, me seli në Miami, ka njoftuar se një numër i madh i bizneseve të vogla – përfshirë ato në shërbimet financiare, udhëtim dhe agjencitë publike në të gjitha kontinentet – janë goditur nga sulmi më i fundit kibernetik.
E-Diaspora
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë Familja kosovare që u kthye në Kosovë pas disa vitesh qëndrimi në Gjenevë...
-
Kur e qeshura bëhet atdhe – “Luli & Goni Lemes”, me premierë në Zvicër
-
Policia austriake zbulon shkelje të shumta në furrat e bukës me pronarë nga Ballkani
-
Pjesë e orës së mësimit për nxënësit shqiptarë në Romë u bë edhe Çiftelia
-
Vrau 39-vjeçarin shqiptar me thikë në Itali, lirohet i mituri
Jeta në Zvicër
-
Lista e aeroporteve më të mira në planet për vitin 2025, ja kush kryeson 20 aeroportet më të mira në botë ...
-
Uji i pijshëm rreth EuroAeroportit, i ndotur dhe i kontaminuar
-
Rreth 23 milionë lepurushë çokollate të prodhuar në Zvicër për Pashkë
-
Çfarë mbulon sigurimi shëndetësor në Zvicër për kujdesin ndaj shëndetit mendor?
-
Rregullimi i platformave online në Zvicër shtyhet sërish – kritika për vonesën