Lajme
Në Jona të Zvicrës u mblodh Vetëvendosje
Është bërë e ditur se dje në Jona të Zvicrës u zhvillua një takim me aktivistët dhe anëtarët e pikës Obersee-St Gallen për të paraqitur aktivitetin për punën dhe angazhimet tona në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se takimi filloi me intonimin e himnit kombëtar dhe më pastaj virtualisht u lidhëm me deputetën e Parlamentit të Kosovës nga radhët e LVV-së, znj. Arbreshë Kryeziu-Hyseni, e cila foli për situatën politike në atdhe dhe për 100-ditëshin e qeverisjes së Qeverisë Kurti 2.
Gjatë takimit, deputetja Arbresha Kryeziu foli për punën e mirë që po e bën Qeveria Kurti 2 dhe politikat që po i ndjek kjo Qeveri si në planin ndërkombëtar, po ashtu edhe në atë vendor. E më pastaj u fol edhe për dialogun me Serbinë dhe për marrëdhëniet e mira me ndërkombëtarët.
Po ashtu, u fol edhe për përgatitjet dhe formimin e komisioneve për Vetingun që do të bëhet në drejtësi. U fol edhe për menaxhimin e mirë në shëndetësi nga ministri Vitia dhe shumë punë të mira që po bëhën me këtë Qeveri.
Temat kyçe që u bisduan ishin: luftimi i krimit, korrupcionit, nepotizmit dhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme që do të ndodhë së shpejti.
Nga aktivistët tanë si kërkesa të veçanta ishin edhe këto tema:
-Qeveria Kurti 2 të marrë parasysh problemin e qytetarëve që vijnë nga Lugina për pajisjen e tyre me dokumente të Kosovës dhe për mundësinë e dyshtetësisë.
– U kërkua që të bëhen ndryshimet e nevojshme të Ligjit për zgjedhje, në mënyrë që mërgatës t’i mundësohet votimi në Ambasada dhe Konsullata të RKS në mërgatë.
-U kërkua nga Qeveria Kurti 2 që të reflektojë sa më parë e më shpejt që t`u mundësohet bashkatdhetarëve tanë përmes lehtësimit të procdurave ligjore për të investuar në Kosovë, pasi që në regjionin e kësaj pike, por edhe me gjerë, ka afaristë të interesuar të investojnë në Kosovë.
Më pastaj nga kryetari i kësaj pike, Ilmi Cakolli, u paraqit aktiviteti i deritanishëm.
Musa Dërmaku foli për punën e pikës, veçanarisht për kontributin që e treguam për aplikimin dhe regjistrimin si votues nga mërgata.
Ne i falënderuam donatorët afaristë të regjionit të pikës për mbështetjen/lehtësimin e realizimit të fluturimit me 13 shkurt 2021 për të votuar dhe vulosur referendumin e fitores së Vetëvendosjes.
Më pastaj nga Sekretari për Financa, Hasan Idrizi, u raportua për hyrjet dhe daljet nga anëtarësia dhe donacionet e pikës, të gjitha mjetet financiare iu dërguan LVV-së në Prishtinë.
Të gjitha evidencat ishin shumë transparente, të cilat u miratuan nga të pranishmit.
Aktivistët u zotuan se zgjedhjet lokale në Kosovë do të ndihmohen me asistime dhe votime secili për komunën e vet.
Të bashkuar është e mundshme!
Krejt dhe drejt fitores në zgjedhjet lokale!
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë