Lajme
Ekspertët shëndetësorë: Vaksinimi kundër COVID-19 nuk duhet të jetë i obligueshëm
Rreth 56% e popullatës po hezitojnë ta marrin vaksinën anti-COVID, sipas një testi publik, ka bërë të ditur në një prononcim për Ekonomia Online deputeti nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj.
Ai thotë se injektimi kundër COVID-19 duhet të bëhet obligues, derisa për ata që refuzojnë thotë se dënimet mund të parashihen me ligj.
Dreshaj ka thënë se menaxhimi i pandemisë nuk nënkupton vetëm vaksinim, pasi që në Kosovë, sipas tij, ende nuk ka ndodhur as vaksinimi masiv.
“Deri më sot vaksinimi kundër Covid nuk është obligativ askund në botë, por në një situatë dhe në një test publik të bërë me popullatën në Kosovë ka dalë që dikund rreth 56% e personelit hezitojnë ta marrin vaksinën, atë se çka unë propozoj është se kjo vaksinë të bëhet obligative sepse ne kemi drejtë ta rrezikojmë veten, por ne nuk kemi të drejtë ti rrezikojmë të tjerët që nuk kanë ardhur deri te vaksinimi”, ka thënë Dreshaj.
Mirëpo ndryshe mendon, ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, pasi që nuk po e sheh të arsyeshme që vaksinimi kundër COVID-19 të jetë i obligueshëm, derisa konsideron se për një gjë të tillë vendosin vetë qytetarët.
“Mendoj se ne kemi situatën me sëmundjet e tjera paraprake që kanë qenë, kemi edhe situatën me gripin sezonal që ka qenë para disa dekadave vdekjeprurës por asnjëherë nuk kemi ardhur deri në stadin që të nxirret Ligj me të cilin do të vaksinohet çdo qytetar, që të vaksinohet që të jenë të obliguar pra është çështje e të drejtave të njeriut dhe të vendosin vetë se a do të marrin vaksinën apo jo”, është shprehur Agani.
Ndërsa kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, thotë se duhet të mbizotërojë e drejta individuale e secilit për t’u vaksinuar, përkundër faktit që mosmarrja e vaksinës mund të rrezikojë të tjerët.
“Ne kemi pasur javën e kaluar një takim virtual me të gjitha Odat e BE-së dhe është diskuar kjo çështje për shkak të presionit të shumë grupeve lobiste të të drejtave të njeriut, të cilët e kanë stagnuar apo e kanë frenuar iniciativën të cilat janë marrë nga shumë shtete për obligimin për marrjen e vaksinave, dhe këto ligje që janë në fuqi në shumicën e shteteve të BE-së nuk lejojnë një vaksinim të detyrueshëm të popullatës”, ka thënë Sejdiu.
Në Kosovë deri më tani janë vaksinuar 204,777 persona derisa prej kësaj shifre, 48,437 janë të vaksinuar edhe më dozën e dytë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në tërë Kosovën janë vaksinuar 11,900 persona.
Ndërkohë, gjatë ditës së shtunë, në Kosovë ka mbërritur edhe një kontingjent prej 182,900 dozave të vaksinës AstraZeneca, donacion nga Norvegjia./AO
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
“Time” ka renditur 5 të arritura zvicerane ndër risitë më të mira në botë këtë vit 5 inovacione zvicerane që bënë “bum” në vitin 2024...
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin?
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?