Lajme
OBSH u bën thirrje shteteve perëndimore për të njohur vaksinat kineze
Organizata Botërore e Shëndetësisë u bën thirrje shteteve perëndimore që të njohin vaksinat kineze anti-COVID.
Sipas saj, në kushtet kur thuajse të gjitha vendet kanë vendosur që të hapin kufijtë, atëherë cilado vaksinë që është autorizuar për përdorim emergjent, duhet të njihet.
Ky veprim mund të sfidojë vendet perëndimore që të pranojnë dy vaksinat kineze, të cilat agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara i ka licencuar, por shumica e vendeve evropiane dhe të Amerikës së Veriut nuk i kanë miratuar.
Këto vende kanë aprovuar vetëm vaksinat Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.
Ndërsa, OBSH ka dhënë dritën jeshile edhe për dy vaksinat kineze, Sinovac dhe Sinopharm.
Me qëllimin për të rinisur udhëtimet nëpër Europë, Bashkimi Evropian bëri me dije se do të lejonte lëvizjen vetëm të atyre personave që janë vaksinuar me dozat e miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave, megjithëse varet nga secili vend nëse do të dëshirojnë të lejojnë edhe udhëtarët që kanë marrë vaksina të tjera, përfshirë Sputnik V.
EMA po shqyrton aktualisht licencimin e vaksinës Sinovac të Kinës, por nuk ka një afat kohor për një vendim.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
“Time” ka renditur 5 të arritura zvicerane ndër risitë më të mira në botë këtë vit 5 inovacione zvicerane që bënë “bum” në vitin 2024...
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin?
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?