Lajme
Destani: Ta forcojmë unitetin e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës
Ende po vazhdon Konventa e Biznesit të Diasporës në Kosovë, me qëllim të krijimit të lidhjeve dhe partneriteteve të biznesit për të rritur eksportet dhe për të ndihmuar rritjen ekonomike të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se i pranishëm në këtë Konventë ishte edhe Skënder Xhakaliu, përfaqësues nga kompania prestigjioze “Ecolog”, i cili përcolli mesazhin e afaristit të njohur Lazim Destani, kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare (RRBDSH), që për shkak të agjendës tejet të ngarkuar nuk mundi të ishte personalisht pjesë e kësaj konvente.
Përmes këtij fjalimi të përcjellë nga Xhakaliu në konferencë, Destani ka ftuar të gjitha anëtarët të ruajnë dhe të forcojnë unitetin, si dhe bashkëpunimi mes bizneseve dhe anëtarëve të rrjetit të mbetet aktiv, raporton Zeri.info.
“Në rolin tim si kryetar i nderit të rrjetit më të madh të bizneseve në diasporën shqiptare, me sinqeritet dhe dashamirësi dua të ftoj të gjithë anëtarët tanë ta ruajnë dhe të forcojnë unitetin në favor të lidhjes dhe bizneseve të diasporës sonë për të mirën e përbashkët për të ecur drejt realizimit të synimeve tona dhe mbi të gjitha për të përmbushur misionin tonë. E gjithë Evropa rikthehet në kërkimin për forcimin e bashkëpunimit. Jam i bindur që kjo është logjika që duhet ta ndjekim edhe ne. Është shumë e rëndësishme për ne të mbetemi aktivë për bashkëpunime konkrete mes bizneseve dhe anëtarëve të rrjetit”, thuhet në mesazhin e Destanit.
Ai po ashtu theksoi se uniteti i përbashkët i rrjetit të bizneseve të diasporës është i domosdoshëm për krijimin e urave lidhëse në mes të vetë afaristëve të suksesshëm në diasporë dhe atyre në vendin tonë.
Mesazhi i plotë i Destanit:
Në rolin tim si kryetar i nderit të rrjetit më të madh të bizneseve në diasporën shqiptare, me sinqeritet dhe dashamirësi dua të ftoj të gjithë anëtarët tanë ta ruajnë dhe forcojnë unitetin në favor të lidhjes dhe bizneseve të diasporës sonë për të mirën e përbashkët për të ecur drejt realizimit të synimeve tona dhe mbi të gjitha për të përmbushur misionin tonë. E gjithë Evropa rikthehet në kërkimin për forcimin e bashkëpunimit. Jam i bindur që kjo është logjika që duhet ta ndjekim edhe ne. Është shumë e rëndësishme për ne të mbetemi aktivë për bashkëpunime konkrete mes bizneseve dhe anëtarëve të rrjetit. Unë me kënaqësi dhe në vazhdimësi inkurajoj drejtuesit e kompanive të lidhin marrëveshje, kontrata biznesi me kompanitë shqiptare nga diaspora dhe ato të rajonit tonë. Uniteti i përbashkët i rrjetit të bizneseve të diasporës është i domosdoshëm për krijimin e urave lidhëse në mes të vetë afaristëve të suksesshëm në diasporë dhe atyre në vendin tonë. Sot me krenari mburremi me shumë afaristë shqiptarë në mbarë botën, të cilët me punën e tyre të zellshme kanë arritur edhe majën e suksesit. Në shumë vende të ndryshme ne sot kemi jo vetëm biznesmenë të suksesshëm, por edhe ekonomistë, financierë, inxhinierë, arkitektë, mjekë e shumë profile të tjera, të cilët janë të inkuadruar në kompanitë më prestigjioze në botë. Asnjëherë nuk është e tepërt të vlerësohet dhe të çmohet kontributi i tyre në zhvillimin ekonomik në vendet tona, Kosovë, Shqipëri ose Maqedoni e Veriut. Kontributi i tyre është shumë më i madh me krijimin e imazhit mjaft pozitiv në vendet ku ata jetojnë dhe veprojnë. Vetëm një bashkëpunim i sinqertë dhe një krijim i një klime të volitshme në institucionet tona mund ta kthejmë interesimin e kompanive të huaja për investime në sektorë të ndryshëm. Një kërkesë shumë e madhe sot në tregun evropian është edhe ofrimi i shërbimeve të shpejta. E këtë potencial e kanë edhe Kosova, edhe Shqipëria, me një gjeneratë shumë të re të popullsisë, e cila është e interesuar për të pasur një vend pune. Ka po ashtu një anë shumë të fortë, e cila është njohja e gjuhëve të huaja, si dhe interesimi i tyre për të krijuar kontakte të reja. Natyrisht se ky potencial duhet të shfrytëzohet duhet krijuar politika të mirëfillta ekonomike dhe sociale në vendin tonë. Kompania jonë riprodhon me projekte të shumta në mbarë botën, por edhe këtu në Kosovë e Maqedoni, ofron mundësi të tilla të bashkëpunimit dhe është çdoherë e gatshme për bashkëpunime të reja, sidomos në sektorin e bujqësisë, prodhimtarisë dhe sektorin e përpunimit të ushqimit. Më gëzon shumë fakti se nga përvoja kam parë bashkëpunime shumë të mira në mes të kompanive vendore dhe atyre në diasporë, duke ua ofruar produktet e tyre më një cilësi dhe kualitet shumë të lartë. Kjo natyrisht se duhet të zhvillohet edhe më shumë në të ardhmen. Edhe një herë i falënderoj organizatorët e kësaj konference, këtë iniciativë e cila është vetëm duke u praktikuar qe disa vite dhe shpresoj shumë se do të arrijë të vazhdojë bashkëpunimi në mes të kompanive vendore dhe atyre të diasporës. Vetëm të bashkuar do të jemi edhe më të fuqishëm, si dhe mund të kontribuojmë edhe më shumë në perspektivë rininë tonë të mrekullueshme që e ka potencialin kryesor për një zhvillim edhe më të madh. Ju dëshiroj një ditë të suksesshme dhe shpresoj në lidhjen e bashkëpunimit në mes të kompanive vendore dhe atyre të diasporës.
E-Diaspora
-
Prof.Dr. Cuculi, njeriu në mes të doktorit të zemrës dhe menaxherit Prof. Dr. Florim Cuculi është mjek kryesor për kardiologji dhe drejtor menaxhues i Qendrës Kardio në...
-
Jobsmentor.eu, platforma inovative që ndërton ura karriere mes Europës Lindore dhe Perëndimore
-
Fehmi Fetahi: Bashkatdhetarë, ejani dhe investoni në Kosovë, nuk ka më mirë se në vendin tuaj
-
Pse liderët nga Kosova po organizojnë kaq shumë tubime me diasporën?
-
Hamza nesër tubim në Zvicër: Pa diasporën, Kosova nuk do të ishte këtu ku është
Jeta në Zvicër
-
Klasa politike zvicerane, e ndarë për reformën e paktit të azilit në BE Si rezultat i Paktit të BE-së për Migracionin dhe Azilin, Zvicra duhet të adaptojë pesë ligje...
-
Zvicra kishte korrjen më të ulët të grurit në 25 vjet këtë vit
-
Shiu i meteorëve Leonid mund të shihet në Zvicër sonte
-
Ushtria asiston në evakuimin e banorëve nga Brienz
-
“Falë Granit Xhakës, unë jam dikushi”, thotë i riu i hendikepuar, Musa Musiqi