Opinione
Dasmë pa nuse
Në Ohër dhe Prespë ditën e parë të korrikut u mbajt një takim që grumbulloj një numër të madh politikanësh dhe diplomatësh që kanë kontribuar në zgjidhjen e ngërçeve jo të pakta në procesin e demokratizimit të vendeve të Balkanit. Aty ishin diplomatët amerikan dhe ato evropjan , politikanë nga rajoni duke përfshirëedh zotin Cipras , që në cilësinë e kryeministrit të Greqisë nënshkruajti marrëveshtjen e Prespës para një viti. Në fakt ky ishte edhe ,, sebepi,, formal i takimit që përkonte me njëvjetorin e nënshkrimit të kësaj marrëveshtje që hapi rrugën për anëtarësim në NATO dhe që u propagua si ,, vizë e sigurtë ,, për fillimin e negociatave të shumëpritura për anëtarësim në Bashkimin Evropjan(BE).
Por përderisa e para ndodhi, negociatat për anëtarësim me BE u bllokuan nga Bullgaria. Duke marr parasysh këtë rezultat, qëllimi dhe koha e mbajtjes së këtij takimi i ngjante asaj që populli e quann ,, si koshi pas të vjelave,,. Meqë koshi pas të vjelave mën nuk është i nevojshëm, atëherë për ky takim mund të thuhet se ishte thirur për të ngushëlluar qeverinë dhe popullatën e dëshpëruar për mosrealizimin e premtimit të marrë nga autoritet e BE. Kjo përshypje nuk ka se si të neglizhohet së pari për fakin se këtë aktivitet dhe këto fjalë,, të fuqishme,, për meritat e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë, dë të ishin më kuptimplote dhe më efektive nëse të njëjtat do të përdoreshin në kohën,vendin dhe mënyrën e duhur.
Ndjenja e ,,fajësisë,, te kontingjenti evropjan i pjesëmarrësve,mund të konstatohej me faktin që aty , kryesisht në formën on–line, u parqitën ish bartës të përgjegjësive për politikat ezgjërimin të BE, kurse kontingjenti amerikan ishte me pëfaqësues aktiv të Departamentit të shtetit që e gjetën rastin që edhe njëherë të kritikojn hapur politikën respektivisht ,, dështimin e politikave evropjane,, ndaj përgjegjësive të tyre për aspirantët për anëtarësim në BE.
Vëzhguesi i mërzitur dhe i frustruar nga rezutatet e proceseve shterpe nuk ka se si të mos konstatojë se ç‘i duhej ministrisë së jashtme të bëjë gjithë këtë ,, dasëm pa nuse,, Kujt i shërbejn arsyetimet dhe fjalët shpresëdhënëse të përfaqësuesve zyrtar dhe jozyrtar të vendeve që dje kishin në dorë vendimarrjen , që tani të na ofrojnë shpatullën e vet për të vajtuar mbi të.
Nënshkrimi i Marrëveshtjes paqësore të Ohrit dhe Marrëvestja e Prespës sigurisht që janë ngjarje hsitorike që meritojnë të shënohen . Sidomos ajo e para që sivjet i bën njizet vjet dhe është koha për të shënuar me një kuvend ku do të mund të bëhet një bilans i të bërave dhe atyre që duhet bërë. Nënshkrimi i saj ,si kontribut i saj i parë ishte ndalja e luftës, kurse jetësimi i saj transformoj shoqërin tonë dhe krijoi bazën kushtetuese për raporte të reja ndëretnike. Kurse e dyta së paku e futi vendin tonë nën ombrellën kolektive të sigurisë, në NATO. Arritje këtopër respekt që nuk duhet nënvlerësuar as relativizuar. Por ama , tani që Evropa dështoji në mbajtjen e fjalës dhe ne përsëri ,, pa fajin tonë,, si që thuhet ,, mbetëm me gisht në gojë,, nuk e di se sa do të na ngushëllrojnë fjalët dhe lëvdatat për arritjet tona, sa etike do të jetë ofrimi i ,, shpatullës,, nga ana e atyre që ,, nuk folën aty dhe atëherë kur duhej,, .
Ajo që do të ngelet me siguri efekt i kësaj,, dasme pa nuse,, me pjesëmarrës të shumtë dhe me kushte protokollare të nivelit të lartë, do të jetë fatura e majme që taksapaguesit tanë do të duhet ta paguajnë nga xhepi i vet i shprazët dhe eventualisht fotografitë dhe selfitë e politikanëve tanë, organizatorë të takimit, që mendojnë se ajo do të mjaftojë të ,, eglentisë miletin,,
Jo zotërij ministra , nuk ka nevojë ti celebroni dështimet , edhe kur ato mund të mos jenë për fajin tuaj.
Jashar Mustafa
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës