Futboll

Bastet favorizojnë këtë kombëtare për ta fituar “Euro 2020”

Që nga dita e nesërme do të fillojë faza e ndeshjeve çerekfinale të Kampionatit Evropian, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se shumë skuadra favorite si Franca dhe Holanda janë eliminuar në fazën 1/16 të Kampionatit Evropian, skuadra këto që nuk pritej të eliminoheshin.

Nësër fillon faza e çerekfinalve të Euro 2020 me dy ndeshjet e para Zvicër – Spanjë, Belgjikë – Itali, ndërsa të shtunën zhvillohen përballjet e tjera Çeki – Danimarkë dhe Ukrainë – Angli.

Sipas ‘Bet365’ tani favoritja për ta fituar Evropianin në fund llogaritet Anglia me kuotën 2.87, pastaj vjen Spanja me kuotë 4.00, Italia 5.00, Belgjika 8.00 dhe Danimarka 11.00.

Ndërsa Kombëtaret më të pafavorizuara për të fituar në fund janë Zvicra dhe Çekia që kanë kuotë 26.00 dhe Ukraina 34.00.