Lajme
Vdesin rreth 100 persona nga vala e të nxehtit në SHBA dhe Kanada
Në SHBA dhe Kanada po mbretëron moti me diell dhe temperatura të larta. Thuhet se mbi 100 vdekje në rajonin e Paqësorit veriperëndimor të Amerikës së Veriut mund të jenë shkaktuar nga hipertermia, thanë autoritetet në shtetet amerikane të Oregonit dhe Uashingtonit dhe provincës kanadeze të Kolumbisë Britanike, pasi rajoni përjetoi temperatura të larta rekord – shkatërruese këtë javë, përcjell albinfo.ch.
Zyrtarët e Oregonit thanë të mërkurën se të paktën 63 njerëz në gjithë shtetin – 45 prej tyre në Qarkun Multnomah – vdiqën në lidhje me temperaturat e larta, shkruan VOA.
Sipas zyrtarit shëndetësor të qarkut, Multnomah County, i cili përfshin Portlandin, qyteti më i madh i shtetit, regjistroi vetëm 12 vdekje nga hipertermia midis viteve 2017 dhe 2019.
Qytetet Portland dhe Seattle regjistruan temperatura të larta deri 46 gradë Celsius që nga e premtja.
Në Vancouver, Kanada, policia tha se u ishin përgjigjur situatave me të paktën 65 vdekje të papritura që nga e premtja. Autoritetet në gjithë rajonin kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet ndërsa hetimet vazhdojnë për shkaqet.
Të dielën, në Lytton, të provincës British Columbia, u konstatua temperatura më e lartë e të gjitha kohërave e Kanadasë, 46.6 gradë Celsius, vetëm për ta parë atë të tejkalohet më pak se 24 orë më vonë, duke arritur 47.9 gradë Celcius të hënën.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al.
Megjithëse temperaturat në qytetet më të mëdha bregdetare ishin ftohur të mërkurën, banorët në brendësi të vendit po shihnin më pak rënie.
Organizata Botërore e Meteorologjisë e OKB-së tha se nxehtësia ekstreme ishte shkaktuar nga “një model bllokimi atmosferik”, i cili kishte krijuar një “kupolë të nxehtësisë” – një zonë e madhe e presionit të lartë të bllokuar nga presioni i ulët në të dy anët. Organizata kishte thënë se temperaturat do të arrinin kulmin në fillim të kësaj jave në bregdet dhe nga mesi i javës në brendësi të rajonit British Columbia. Më pas, nxehtësia pritej të lëvizte në lindje drejt Albertës.
Nga pasditja vonë e së mërkurës, Vankouveri ishte në temperaturën e freskët 24 gradë Celcius.
Ndërsa temperaturat ekstreme kanë rritur frikën nga zjarret këtë javë, Presidenti Joe Biden njoftoi të mërkurën se shtetet perëndimore amerikane që vuajnë nga thatësira do të marrin më shumë ndihmë nga qeveria federale.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026