Lajme

Zvicra dhuron 4 milionë doza të vaksinës anti-Covid AstraZeneca

Deri më tani, COVAX ka shpërndarë shumë më pak doza nga sa ishte planifikuar fillimisht

Zvicra do të dhurojë katër milionë doza të vaksinës antiCOVID-19 AstraZeneca, që do të sigurohet përmes iniciativës COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, njoftoi sot qeveria zvicerane.

Kombet e Bashkuara dhe vendet e tjera e filluan skemën COVAX në prill të vitit të kaluar, duke synuar shpërndarjen e vaksinave në mënyrë më të drejtë midis kombeve dhe për të promovuar kërkimin e vaksinave, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.

Sidoqoftë, vendet më të pasura e kanë penguar procesin duke arritur marrëveshje të ndara me prodhuesit për të siguruar vaksina të mjaftueshme për popullatën e tyre, duke blerë në thelb të gjitha furnizimet e disponueshme.

Deri më tani, COVAX ka shpërndarë shumë më pak doza nga sa ishte planifikuar fillimisht.

Nisma synon të kapërcejë kufirin prej dy miliardë deri në fund të vitit, një synim ambicioz pasi deri më tani ka dhënë vetëm 89 milionë doza vaksinash.