Maqedonia
Maqedoni: Rritet çmimi i energjisë elektrike, por faturat mbeten të njëjta
Edhe përkundër rritjes prej 12 për qind, vetëm një vit pasi faturat e energjisë elektrike u rritën për 7 për qind, kryetari i organit rregullator po përpiqet të paraqesë rritjen e çmimeve si një kompromis në favor të qytetarëve
Energjia elektrike është 12 për qind më e shtrenjtë.
Megjithatë, për shkak të vendimit për uljen e TVSH-së së energjisë elektrike nga 18% në 5%, faturat do të mbesin të njëjtat. Edhe përkundër rritjes prej 12 për qind, vetëm një vit pasi faturat e energjisë elektrike u rritën për 7 për qind, kryetari i organit rregullator po përpiqet të paraqesë rritjen e çmimeve si një kompromis në favor të qytetarëve.
“Kompanitë në përgjithësi kërkuan rritje prej 50 denarëve në faturë prej 1000 denarëve. Sipas përllogaritjeve tona, periudhën e kaluar KRE kërkesat e tij i reduktoi në 6 denarë për faturë prej 1000 denarëve”, tha Bislimovski, raporton Alsat, përcjell Albinfo.ch.
Bislimovski pohon se përfaqësuesit e kompanive kanë qenë të pakënaqur nga ky vendimi dhe kanë kërkuar rritje më të madhe të çmimit të rrymës. MEPSO-s nuk i janë pranuar harxhimet prej 11 milionë eurove, ndërsa elektro-distribucioni rreth 13 milionë. Trupi rregullator thotë se të dy kompanitë paralajmërojnë padi për këtë vendim.
“Kompanitë nuk janë të kënaqura me këtë vendim, në seancën përgatitore të djeshme në të cilën “MEPSO Elektrodistribucioni” dhe EVN Home paraqitën vërejtjet e tyre mbi vendimet tona, edhe më tej mbetet mundësia e apelimit para gjykatave”, tha Bislimovski.
Rregullatori gjithashtu miratoi investime në rrjetin e transmisionit, për tre vjetët e ardhshme prej 60 milionë eurosh, ndërsa në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike 124 milionë euro. Përndryshe, mbetet në fuqi tarifa e lirë për amvisëritë gjatë orëve të ditës dhe të natës.
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij Policia italiane arreston dy persona me kombësi maqedonase...
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Jeta në Zvicër
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve Nestle duhet të ndërmarrë veprime për çmimet për të inkurajuar konsumatorët të blejnë mallrat e saj,...
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat
-
Gati 75% e dëbimeve të urdhëruara në Zvicër në vitin 2023 janë kryer