Kosova
Kosovë, arrestohen shtatë zyrtarë për “subvencione”
Shtatë zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë janë prangosur sot, në vazhdimësinë e aksionit “Subvencioni 2021”. Zyrtarët e arrestuar dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti në ndarjen e subvencioneve, përcjell albinfo.ch.
Pritet arrestimi edhe i personave të tjerë, në komuna të ndryshme të vendit. Gjatë ditës pritet arrestimi i së paku 15 personave.
Policia e Kosovës të mërkurën ka vazhduar aksionin e nisur muaj më parë nën dyshime për keqpërdorime në subvencione në bujqësi. Aksioni policor tashmë ka nisur në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, ku në muajin shkurt u arrestuan zyrtarë të shumtë me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare – dhënie e marrje ryshfeti.
Në aksionin e asaj kohe ishin sekuestruar edhe vetura e ishin gjetur valixhe me para.
Aksioni do të zhvillohet pos në AZHB, edhe nëpër komuna të Kosovës.
Aksioni i sotëm është nisur bazuar në provat që janë nxjerrë nga telefonat e sekuestruar muaj më parë të zyrtarëve të arrestuar e që flasin për afera korrupsioni e ryshfet për ndarje subvencionesh.
Pritet arrestimi i dhjetëra zyrtarëve të tjerë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?