Futboll
Granit Xhaka ka dhënë tjetër sinjal se e ardhmja e tij është larg Arsenalit

Lojtari më në zë tani për tani, Granit Xhaka, e ka dhënë edhe një tjetër sinjal se e ardhmja e tij është larg Arsenalit, pasi e ka pranuar se është i interesuar ta mësojë një gjuhë të re, në një kohë kur përflitet shumë për kalimin e tij në Romë, përcjell albinfo.ch.
Ai në ndeshjet e fundit bëri paraqitje frymëzuese për Zvicrën, veçmas kundër Francës në Euro 2020 të hënën, duke i ndihmuar ekipit të vet kombëtar ta mposhtë kampionen e botës në penallti dhe të kalojë në çerekfinale, raporton Gazeta Express.
Mesfushori nga Kosova do të mungojë në çerekfinale kundër Spanjës shkaku i pezullimit, por ai vijon të jetë në ballinat e gazetave pasi po vazhdon të pyetet për të ardhmen.
Raportohet se Roma e Jose Mourinhos është shumë afër arritjes së marrëveshjes për 28-vjeçariin.
I pyetur nëse së shpejti intervistat do t’i bëjë në gjuhën italiane, Xhaka refuzoi të thotë jo.
“Akoma jo… është gjithmonë interesant të mësosh një gjuhë të re”, tha Xhaka.
“Ta shohim, të gjithë e dinë se çfarë përfaqëson Roma. Tani, jam lojtar i Arsenalit dhe do të flasë për turneut”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Gjendet e vrarë 22-vjeçarja shqiptare në Itali E zhdukur prej 25 Marsit, arrestohet ish-i dashuri ...
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?