Lajme
Kapen me punë në të zezë punëtori dhe shefi i tij, të dy kosovarë
Punëtori është dënuar me një gjobë me kusht prej 60 njësish ditore ndërsa shefi i tij, me 90 njësi ditore dhe një gjobë prej 900 frangash
Një punëtor dhe punëdhënësi i tij, të dytë nga Kosova janë kapur nga policia e Zugut duke kryer punë rinovimi pa leje. Ata janë arrestuar dhe janë dënuar me procedurë të shkurtuar, sshkruan zentralplus.ch.
Gjatë një kontrollimi të bërë në kuadrin e luftimit të punës së paligjshme, policia e Zug-ut, në bashkëpunim me Zyrën për Ekonomi dhe Punë, kanë kontrolluar një apartament në Hauptseestrasse në Morgarten afër Oberägeri, transmeton albinfo.ch. Hetuesit civilë me këtë rast kanë hasur në një punëtor me pasaportë kosovare i cili po kryente punë rinovimi.
Pas pak, aty kishte ardhur punëdhënësi i tij, gjithashtu kosovar. Të dy personat janë arrestuar përkohësisht. Gjatë marrjes në pyetje, punëtori ka pranuar se ka punuar në Zvicër pa leje pune ndërsa shefi, se ka punësuar po kështu, pa leje.
Punëtori 31 vjeçar është dënuar nga gjykatësi i zyrës së prokurorit publik Zug për shkeljen e Ligjit për të Huajt dhe Integrimin, me një gjobë me kusht prej 60 njësish ditore, përcjell albinfo.ch. Ndërsa shefi i tij 46-vjeçar është gjobitur me 90 njësi ditore për mos regjistrimin e saktë të punonjësit të tij në Zyrën për Ekonomi dhe Punë. Ai gjithashtu ka marrë një gjobë prej 900 frangash.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë