Futboll

Xhaka flet pas ndeshjes: Kemi shkruar histori

Ylli shqiptar ka folur pas ndeshjes ndaj Francës, ku u zgjodh lojtari i ndeshjes

Granit Xhaka u zgjodh lojtari i ndeshjes Francë-Zvicër, ku mori vlerësimet më të larta nga UEFA, përcjell albinfo.ch.

“Ai ishte shumë impresiv në mesfushë, në aspektin ofenziv dhe defanziv”, ka thënë Corinne Diacre nga komisioni teknik i UEFA-s. “Një lider i vërtetë për ekipin e tij, me komunikim të shkëlqyeshëm dhe me organizim”.

Ai u shpreh krenar që Zvicra kaloi tutje. “Ndjenja është e mahnitshme. Secili që është nga Zvicra mund të jetë shumë krenarë sot. Ne kemi shkruar histori, ne kemi bërë histori. Të kthehemi në këtë mënyrë, të shfaqim shpirt dhe karakter, jam shumë krenar të jem pjesë e këtij ekipi”, ka thënë Xhaka pas ndeshjes. “Ne mund të ëndërrojmë. Ne jemi ende në turne. Ne luajmë ndaj Spanjës dhe e njohim atë. Na duhet shpirti i njëjtë luftarak si sonte”, ka shtuar Xhaka.