Futboll
Deschamps përmend 3 lojtarë të rrezikshëm te Zvicra, mes tyre edhe Shaqiri
Didier Deschamps ka thënë se nuk do të nënçmojnë Zvicrën, edhe pse hyjnë si favorit
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, edhe pse e ka pranuar se janë favorit përballë Zvicrës, thotë se nuk bën të nënçmojnë kundërshtarin dhe do të hyjnë me seriozitetin më të madh.
“I njohim mirë helvetet, kanë një potencial sulmues shumë interesant me Seferoviq, Embolo dhe Shaqirin. Për më tepër, dinë si t’u përshtaten kundërshtarëve. Kanë një lojë sulmuese shumë të veçantë, nuk duhet t’i nënvlerësojmë. Duhet të japim maksimumin për të dalë nga kjo ndeshje me buzëqeshje”, theksoi trajneri francez.
Ai foli edhe për analistët që e kanë vlerësuar Francën si top favorit. “Të gjithë thonë se favoritët jemi ne, është normale të kemi këtë status, e pranojmë dhe nuk na shqetëson. Por diçka tjetër është në letër dhe diçka tjetër fushë, e di që kundërshtarët janë në lartësinë e duhur dhe e thashë edhe para se të përballeshim me Hungarinë, që asnjë nuk e merrte në konsideratë, por që sapo e kishte bërë të vuante Portugalinë”, u shpreh Didier Deschamps.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?