Futboll

Eliminohet Holanda, përcaktohet çifti i parë çerekfinal

Vjen surpriza e parë e Euro 2020. Eliminohet Holanda nga Evropiani. Është Republika Çeke që fiton 2-0 në Budapest dhe vijon rrugën më tej, teksa do të ndeshet me Danimarkën në çerekfinale.

Pjesa e parë ishte në dominim të Holandës, por në një rast të vetëm Çekia mund të kishte ndëshkuar. Gjithsesi, fraksioni i parë u mbyll në barazim pa gola.

Në të dytën, pas kartonit të kuq në 55’ të de Ligt, Holanda u fut totalisht në një goditje psikologjike dhe goli i Çekisë dukej i pashmangshëm. Dhe, pikërisht në minutën e 68′, gjatë zhvillimit të një goditje nga këndi, skuadra çeke ka gjetur avantazhin me anë të goditjes me kokë të Holes, pas krosimit të Kalas.

Më pas vjen edhe goli i dytë nga çekët, me autor Schick, që shkon në kuotën e katër golave në Euro 2020.